Shumica e universiteteve polake, përfshirë Universitetin AGH në Krakov, kanë ambiente shumë të mira shkencore dhe laboratorike
.Çështjet vendimtare në zgjedhjen e universitetit nga studentët e huaj janë ato që lidhen me nivelin e arsimit, si dhe pozicionet e mira të universiteteve polake në renditjet botërore CWUR, QS, ARWU. Avantazhet e rëndësishme duket që janë çmimet e arsyeshme të studimeve dhe kostot relativisht të ulëta të jetesës. Shumica e universiteteve polake, përfshirë Universitetin AGH në Krakov, kanë ambiente shumë të mira shkencore dhe laboratorike dhe profesorë të kualifikuar që mund të mburren me arritje ndërkombëtare. Studentët dhe prindërit e tyre vlerësojnë gjithashtu çështjen e sigurisë së studimeve në Poloni dhe në vetë Krakovin, ku mbizotëron një atmosferë miqësore, shumë-kulturore. Një rol të rëndësishëm luan gjithashtu procesi transparent, relativisht i lehtë, madje intuitiv, i rekrutimit të kandidatëve të huaj.
Qyteti i Studentit AGH me vendndodhje të shkëlqyer, me një infrastrukturë të zhvilluar gjerësisht, shtëpitë komode të studentëve – të gjitha këto i lejojnë studentët e huaj të ndihen tek ne si në shtëpi. Për kandidatët janë të rëndësishme mundësitë e zhvillimit – studentët e huaj mund të kenë besim në mbështetjen e Këshillit Studentor të Universitetit AGH. Takimet e integrimit, welcome dinner, paketat e mirëseardhjes dmth. welcome packs, ekskursionet e përbashkëta bëjnë që të gjithë që qëndrojnë brenda mureve të AGH shumë shpejt kuptojnë domethënien e parullës sonë: „dije, pasion, lidhje“ që thekson atmosferën familjare dhe miqësitë që zgjasin me vite.
Në interesimin e të rinjve nga jashtë Polonisë mbi studimet në universitetin tonë ka ndihmuar shumë angazhimi i Agjencisë Kombëtare të Shkëmbimeve Akademike e cila organizon rregullisht mes të tjerash panairet arsimore, takimet nëpër ambasada. Në këtë mënyrë kemi lidhur kontaktet me vende të tilla si India, Uzbekistani apo Kazakistani. Në plan është panairi në Londër, i destinuar për të rinjtë me prejardhje polake.
Jerzy Lis