Pse ia vlen të studiosh në Poloni?
.Gjithnjë e më shumë studentë të huaj e zbulojnë Poloninë si një vend i shkëlqyer për të studiuar në nivelin evropian dhe botëror, me kosto relativisht të ulëta si të vetë arsimit ashtu dhe të jetesës.
Pse ia vlen të studiosh në Poloni? Arsye janë shumë. Në krahasim me vendet e tjera në Poloni kemi një raport shumë të mirë çmim (dmth.kostot e studimeve dhe jetesës së studentit) – cilësi të arsimit, cilësisë së jetesës dhe banimit. Sipas OECD Polonia është një nga vendet më të sigurta në botë, gjë që pa dyshim është një çështje e rëndësishme për studentët e huaj dhe prindërit e tyre. Përveç kësaj, cilësia e arsimit është e krahasueshme me universitetet e huaja dhe ndonjëherë është edhe më e mirë. Ne kemi jo vetëm laboratorë të pajisura shkëlqyeshëm, të krijuara në bashkëpunim me gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë, por edhe dimë të përshtatim shpejt ofertën tonë të arsimit me sfidat e ditës së sotme që ndryshojnë shumë shpejt. Unë e shoh këtë në informatikë (computer science) që për mua është e afërt nga ana kërkimore, por në veçanti në subjektin e inteligjencës artificiale që sot është në modë apo të sigurisë kibernetike. Studiuesit polakë në këtë fushë janë mes liderëve botërorë. Pikërisht në Politeknikun e Poznanit është hapur për herë të parë në Poloni dega master inteligjenca artificiale, ndërsa profesorët tanë janë ndër më të cituarit në këtë fushë.
.Ka shumë arsye për të cilat na vlerësojnë studentët dhe doktorantët e huaj – brenda katër viteve është dyfishuar numri i tyre. Rëndësi ka edhe bukuria akademike e vetë Poznanit – qytetit në gjysmë të rrugës nga Berlini në Varshavë, nga ku jo vetëm që mund të arrish lehtë në qoshet interesante të Polonisë së bukur, por edhe të udhëtosh nëpër Evropë.
Paweł Śniatała