Prof. Anna JURKOWSKA-ZEIDLER: Universitetet polake ofrojnë një kapital të lartë shkencor

al Language Flag Universitetet polake ofrojnë një kapital të lartë shkencor

Photo of Prof. Anna JURKOWSKA-ZEIDLER

Prof. Anna JURKOWSKA-ZEIDLER

Prorektori i Universitetit në Gdansk.

.Universitetet polake ofrojnë një kapital të lartë shkencor dhe siç tregojnë të dhënat, gëzojnë popullaritet të madh si mes studentëve të huaj, ashtu dhe mes shkencëtarëve ndërkombëtarë. Nga e gjithë bota i tërheqin në vendin tonë mbi të gjitha kostot relativisht të ulëta të arsimit dhe jetesës.

Universitetet polake futen në mënyrë dinamike në zonën e jetës së tërë botës akademike në Evropë si dhe krijojnë programe të reja arsimore që u përgjigjen sfidave të ditës së sotme, sidomos ato në gjuhën angleze. Jemi veçanërisht të fortë në degët që lidhen me zhvillimin e balancuar dhe çështjet sociale, gjë që reflektohet në renditjet e reja ndërkombëtare të universiteteve – ato që vlerësojnë jo vetëm numrin e studentëve dhe shkencëtarëve të huaj, por edhe qëndrimin e universitetit në çështjet sociale. E konfirmojnë edhe vetë studentët të cilët tani presin nga studimet e larta jo që t’u japin profesion tradicional, por më tepër që t’i ndihmojnë të fitojnë të ashtuquajtura aftësi të buta të cilat në të ardhmen mundësojnë gjetjen e një pune interesante dhe realizimin e pasioneve. Në universitetin tonë hit i rekrutimit të fundit ka qenë dega në gjuhën angleze „tourism and hospitality”. Ajo funksionon në kuadër të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe është një lidhje e fortë e ndërdisiplinaritetit dhe ndjeshmërisë së madhe ndaj nevojave arsimore që lidhen me sfidat e ditës së sotme.

.Nuk mund të lëmë pa përmendur avantazhet e studimeve në Gdansk – qytetin e lirisë, solidaritetit, shumëllojshmërisë, ku studentët e rinj nga e gjithë bota kanë kushte perfekte për të fituar dije, kontakte me komunitetin shkencor ndërkombëtar dhe punëdhënësit e mundshëm në të ardhmen. Për këto arsye Universiteti i Gdanskut gëzon interesim në rritje të studentëve dhe shkencëtarëve nga Evropa dhe bota.

Anna Jurkowska-Zeidler

Materiał chroniony prawem autorskim. Dalsze rozpowszechnianie wyłącznie za zgodą wydawcy. 15 grudnia 2023